Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha në një intervistë për Euronews Albania se kreu i Wagner, Prigozhin ka qenë dhe mbetet adhurues i Vladimir Putin.
Sipas ish-ministrit, rebelimi një ditë më parë i mercenarëve të Wagner lidhej me ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e ushtrisë ruse, që sipas ushtarëve të Prigozhin nuk kanë raportuar siç duhet tek Putin.
Mediu u shpreh se dita e djeshme dëshmoi që autoriteti i Putin po zvogëlohet për më tepët që është sfiduar nga brenda Rusisë.
“Prigozhin ka qenë dhe ngelet një adhurues i Putinit. Ai i është drejtuar ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të ushtrisë ruse duke pretenduar se ata kanë dezinformuar Putinin për atë që ndodh në Ukrainë. Por qartësisht duket që autoriteti i Putin po zvogëlohet dhe është sfiduar nga brenda Rusisë. Wagner janë trupa mercenare që nuk kanë asnjë limit në veprimet e tyre, ndaj u thirrën në Ukrainë. Kanë qenë vegla të Putinit edhe në Afrikë dhe vende të tjera, kanë një lidhje të fortë me të”, tha Mediu.