Ishte duke punuar me babanë, i riu bie aksidentalisht nga mjeti

Shqipëria

Ishte duke punuar me babanë, i riu bie aksidentalisht nga mjeti

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli në Konispol.

Mësohet se Kristi Doda ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar.

Për pasojë ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë dëmtime të rënda.

I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat