Vjen lajmi i mirë për pensionistët/ Zbardhet vendimi i fundit i qeverisë

Shqipëria

Vjen lajmi i mirë për pensionistët/ Zbardhet vendimi i fundit i qeverisë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Personat të cilët përfitojnë një pension pleqërie dhe janë të vetëpunësuar, përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontribute shoqërore.

Nga kjo nismë përfitojnë rreth 1500 të moshuar të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat. Deri më tani kanë derdhur çdo muaj rreth 9500 lekë, për efekt të sigurimeve shoqërore.

Ky projektigj sa i takon sigurimeve shoqërore është dorëzuar në Kuvend, ku pritet të nisin edhe diskutimet.

Në këtë mënyrë, qeveria do t'u japë mundësinë pensionistëve të vetëpunësuar që të mos paguajnë më kontributet shoqërore, të cilat nuk kanë asnjë efekt në pensionin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat