Avokatja Margarita Kola folur në lidhje me incidentin që ndodhi pak ditë më parë në kampin MEK.
Ku pati përplasje mes muxhahedinëve dhe policëve shqiptarë, e për pasojë mbetën 18 persona të plagosur.
E ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania ajo theksoi se në fotot dhe videot që janë dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit, prevalon dhuna e policisë kundrejt rezistencës së muxhahedinëve.
“Të gjitha provat janë dorëzuar deri më tani në Prokurori, kamera, foto, tregojnë për një situatë, ku prevalon dhuna e policisë më e eskaluar sesa qëndresa që kanë bërë muxhahedinët”- tha ajo.