Aksident në aksin Berat-Dimal, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Shqipëria

Aksident në aksin Berat-Dimal, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 16:01
Pamje nga aksidenti

Një aksident është raportuar në aksin Berat-Dimal. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri, përkatësisht Fabjan Xhaferri dhe pasagjeri Aleks Prifti.

Siç shihet edhe nga fotot si pasojë e përplasjes makina ka pësuar dëme.

Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat