SPAK ka arrestuar ditën e stome Albert Pashaj, pasi ka porositur vrasjen e Ajredin Beharit
për shumën 80 mijë euro.
Bëhet e ditur se për të kryer këtë vrasje Pashaj ka kontaktuar me Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasen.
Mësohet se Pashaj ka tentuar të vrasë Beharin dy herë në vitin 2017 dhe në vitin 2019, por në të dyja rastet ka dështuar.
Si u planifikua vrasja e Beharit dhe si objektivi i shpëtoi vdekjes
Nga hetimet ka rezultuar se, për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis vëllezërve Albert Pasha dhe të dëmtuarit Ajredin Behari, Pashaj ka vendosur të vrasë Beharin në vitin 2017. Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar të hetuarin Henrik Hoxhajn, që të kryeje vrasjen kundrejt pagesës. Hoxhaj pasi ka marrë përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar lidhjen e tij, të hetuarin Skerdi Tasen me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku.
Të dy pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e Beharit kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte Tase në datën 05.11.2017.
Por vrasja nuk ndodhi pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë.
Por porositësi Pashaj. nuk është ndalur këtu. Ai ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 duke e çuar pagesën në 80.000 euro.
Për këtë arsye, të hetuarit Hoxhaj dhe Tase riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë.
Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte Hoxhaj, duke qënë se herën e parë i hetuari Tase nuk e finalizoi me sukses.
Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës Ajredin Behari krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të Hoxhajt pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov.
Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase aktualisht ndodhen të arrestuar.
Hoxhaj është bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit i cili u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”. Ndërkohë Skerdi Tase, i cili është pjesë e këtij grupi ka tentuar të vrasë një biznesmen pranë “Liqenit Aritficial”.