Von der Leyen takon Ramën: Diskutuam progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE

Shqipëria

Von der Leyen takon Ramën: Diskutuam progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:26
Edi Rama dhe Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen postoi një foto me kryeministrin Edi Rama në Twitter ku bëri me dije dhe temën e diskutimit.

Ajo tha se përveç progresit të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së kanë diskutuar dhe një plan për rritjen e Ballkanit Perëndimor, gjë që do të afrojë rajonin me Perëndimin.

Postimi i plotë:

Takim shumë cilësor me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat