Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin e Zakinthos në Greqi, pasoi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet franceze për vjedhje.
Mediet greke raportojnë se shqiptari jetonte prej kohësh në ishull.
Arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e së hënës, 26 qershor.
Nuk ka ende informacion për identitetin e shqiptarit.