Vangjel Dule shpërthen ndaj vendimit të GJKKO-së: Arrestimi i Belerit një njollë e zezë për demokracinë

Shqipëria

Vangjel Dule shpërthen ndaj vendimit të GJKKO-së: Arrestimi i Belerit një njollë e zezë për demokracinë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:11
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka reaguar në  në lidhje me vendimin e GJKKO, për të mos lejuar Fredi Belerin të merrte pjesë në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës, ku ai pritej të betohej si kryetar.

Nga Himara, Dule e ka cilësuar si njollë të zezë për dmeokracinë faktin që Fredi Beleri po mbahet në burg, ndërsa shtoi se do ta vazhdojë politikisht betejën për lirimin e Belerit.

‘E mbajnë në burg pa ju dhënë e drejta kushtetuese për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani kreun e bashkisë së Himarës. As të lexojnë vendimin e gjykatës së Faktit për Vlorën nuk pritën. E kuptoni e shikoni dhe të gjithë bashkëqytetarët le të nxjerrin konkluzionin. Kjo ishte një njollë e zezë për demokracinë, për shtetin e se drejtës parimet dhe vlerat europiane. I është dhënë vlefshmëri nga gjykata e Faktit.

Nuk ka asnjë rol këshilli bashkiak. Ishte leximi i vendimit të vlefshmërisë së mandatit. Vërtetë ka ligj thotë Rama, po unë kam ligjin tim... është Maliqi i Ramës dhe ne ligjin do ta përballojmë si Maliqi. Ne do të vazhdojmë politikisht betejën tonë në të gjitha instancat brenda dha jashtë vendit.

Demokracia, shteti i së drejtës janë në rrezik dhe po nuk e kuptuam tani nesër do të jetë vonë. Jemi në fazën e pushtimit të sovjetëve. Kontribuoni në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Është frymëzim për të gjithë qytetarët e Himarës. Ne do t'i shkojmë deri në fund Belerit, ka fituar dhe në fund do të triumfoje. Jemi krenar që kontribuojmë për demokracinë.'- tha Vangjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat