“Nisma Thirrje” ka nisur fushatën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pjesë të kësaj fushate, janë edhe deputetë të opozitës dhe shoqëria civile që kanë mbështetur këtë nismë.
Gjatë fjalës së tij kreu i ‘Nismës Thurje’, Endrit Shabani u shprehet se “Nisma Thurje” kërkon uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç.
Nga ana e tij, Pano Soko u shpreh se sistemi aktual zgjedhor lufton partitë e vogla.
“Atë që është e vogël nuk ka sens ta copëtosh në copa edhe më të vogla. Nëpërmjet rajonalizimit partia në pushtet ka një mundësi kontrolli më të mirë të votës. Baronët lokal janë padronët e rajoneve, që marrin përsipër vota për të ndihmuar partitë në pushtet”, tha Soko.