Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertësh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Ekspertët e parë kishin dalë në përfundimin se Lefter Alla nuk e përballon dot burgun dhe i rrezikohet jeta nga mbajtja i izoluar.
Ky akt nuk e bindi prokurorinë dhe kërkesa e saj u pranua për ekspertë të tjerë.
Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë, lidhur me tenderin me vlerë afro 3 milionë euro për projektin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës.