Avokati i Fredi Belerit, Edmond Dema ka hedhur akuza duke thënë se drejtësi në vendin tonë është e kapur.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se qeveria shqiptare kërkoi drejtësi për tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia e jo për Fredi Belerin që është zgjedhur kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit.
“Drejtësia shqiptare është e kapur dhe nuk po merr një vendim ashtu siç duhet për të dhënë drejtësi atë që ne e kërkojmë të na e bëjë dhe bota.
Qeveria të kërkojë drejtësi ashtu siç kërkoi për policët e Kosovës. Shteti Belerin po e mban me forcë”- tha avokati i Fredi Belerit, Edmond Dema.