“Qytetarët paguajnë 80 mijë euro çdo ditë për inceneratorin që nuk ekziston”, Braimllari: Po kthehet në rrezik për shëndetin e tyre

Shqipëria

“Qytetarët paguajnë 80 mijë euro çdo ditë për inceneratorin që nuk ekziston”, Braimllari: Po kthehet në rrezik për shëndetin e tyre

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:07
Endrit Braimllari

Kryetari i grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari ka denoncuar rastin e ndotjes së mjedisit dhe mos ekzistencën e inceneratorit.

Në një deklaratë për mediat, Braimllari tha se qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë dollarë çdo ditë për inceneratorin që nuk ekziston, i cili është kthyer në një burim të rrezikimit të shëndetit të tyre.

Deklarata e plotë:

Ashtu siç është bërë publike nga media dhe nga specialistët e mjedisit, koncensionari i Sharrës po ndot ujërat e lumit Erzen dhe po rrezikon jetën e banorëve.

Mosegzistenca e inceneratorit dhe mosfunksionimi i impianteve të trajtimit të shkarkimeve të lëngëta ka bërë që ujrat e ndotura të shkarkohen në mënyrë të pakontrolluar duke shkatërruar bujqësinë vendase.

Miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë shkojnë për pagesat e inceneratorit që nuk egziston i cili tani është kthyer një një rrezik mjedisor për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Qytetarët vidhen çdo ditë nga papërgjegjshmëria dhe hajdutëria e Erion Veliaj i cili duke marrë konpetencat e këshillit bashkiak në kunndërshtim me ligjin tjëtërsoi fatin e  koncensionit dhe perveçse korrupsionit miliona euro tani është kthyer dhe në përgjegjësin kryesor të ndotjes së ambjentit dhe rrezikimit të jetës e shëndetit të qytetarëvëe që për disa vitë do kënë një dëm të parikuperueshëm.

80 mijë dollarë duhet të paguajnë çdo ditë qytetarët e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston që tani është kthyer në një burim të rrezikimit të shëndetit të tyre.

U propagandua me të madhe që ndërtimi i incenaratorit do të ulte ndotjen mjedisore por në fakt po ndodh e kundërta duke u kthyer në një problem serioz të shëndetit të qytetarëve dhe ende nuk ka një përgjegjës konkret për këtë situatë alarmante.

Ekspertët mjedisorë janë të alarmuar nga kjo situatë e rëndë që rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe kjo situatë ka një përgjegjës që është Erion Veliaj. I cili jo vetëm abuzon me taksat e qytetarëve por tani po i rrezikon dhe shëndetin.

Grupi i Këshiltarëvetë Partisë së Lirise në Bashkinë e Tiranës do të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie për këtë situatë të rëndë që në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak .

Këshilltarët e Partisë së Lirisë do të inspektojnë në terren dhe do të kërkojnë hetim të plotë të kësaj çështjeje.

Do të kërkojmë informacion zyrtar nga çdo instuticion përgjegjës dhe i kërkojmë organeve të drejtësisë të hetojë dhe të marrë përpara përgjegjësisë penale Erion Veliaj si personin kryesor që ka përgjegjësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat