Gjykata e Lartë ka vendosur që pronat e Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij të mbeten të sekuestruara.
Ndër pronat e sekuestruara janë prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish etj. Të gjitha këto arrijnë vlerën e mbi 10 milionë eurove.
Pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe Apelit të Posaçëm.
Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit nga i zhdukuri, njëherazi dhe i shumëkërkuari i SPAK.
Rekursi është paraqitur dhe nga familjarët e tij, babai, nëna dhe bashkëshortja.