“Ju sqaroj shkurt në lidhje me ankimin që ka ushtruar Komisioneri Publik F.Ballhysa ndaj vendimit të KPK-së dhënë para disa ditësh për mua.
Ajo ka qenë një procedurë e mbetur “pending” në zyrat e vetingut dhe duhej pushuar që para 5 vitesh kur ju drejtova me shkresë KPK-së. Unë jam shkëputur përpara 6 vitesh nga Gjykata e Lartë që kur isha Këshilltar Ligjor dhe u lirova nga detyra pasi përfundoj mandati i gjyqtarit me të cilin punoja.
Pra s’duhet formim juridik të kuptosh që me largimin tim ligjor dhe jo dorëheqje nga Gjykata e Lartë, procedura e vetingut si këshilltar, duhej të pushohej pa një vendim përfundimtar pasi ska më objekt shqyrtimi dhe unë nuk gëzoj statusin e këshilltarit.
Kur kam filluar në KLP si i zgjedhur nga Kuvendi, si përfaqësues i shoqërisë civile, kisha 15 muaj që isha shkëputur nga puna. Vendimarrja e KPK-së edhe pse e vonuar është e drejtë. Ankimi i ushtruar nga Komisioneri më habiti pasi praktikat e tij me mosankim në raste analoge si psh M.Xhaferllari, D.Gjunkshi, etj., nuk lënë vend për të ushtruar ankim.”– shkruan Balla.