Gjatë kontrolleve të ushtruara nga toka dhe nga ajri policia ka arritur të asgjësoi 654 bimë narkotike në Qarkun e Lezhës.
Në një kodrinë në fshatin Kaçinar në Mirditë u asgjësuan 534 bimë kanabis, ndërsa në fshatin Buten u gjetën 120 rrënjë të tjera.
Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Një operacion antikanabis u zhvillua edhe në Tropojë, ku në fshatin Gjonpepaj u gjetën 279 bimë narkotike kanabis sativa.
Kryetari i këtij fshati është proceduar penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës.