Mitsotakis: Çështja Beleri do zgjidhet shumë shpejt, Shqipëria e ka marrë mesazhin

Shqipëria

Mitsotakis: Çështja Beleri do zgjidhet shumë shpejt, Shqipëria e ka marrë mesazhin

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 13:02
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel. Ai u shpreh se nuk do të lejojë që çështja Beleri të kalojë pa u bërë bujë.

Ky i fundit u arrestua para zgjedhjeve me akuzën për shit-blerje votash.

“Shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, sipas mendimit tim, me procedura të dyshimta. E konsideroj një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj përpjekjes së Shqipërisë për përshtatjen me bazën ligjore të BE-së. Parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt,” – deklaroi Mitsotakis.

Ai shprehu bindjen se qëndrimi i tyre do të ndikojë në ndryshimin e mendimit të palës shqiptare.

“Pajtueshmëria me rregullat bazë të shtetit të së drejtës përbën kusht të panegociueshëm për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është bërë plotësisht i qartë në Shqipëri,” – tha kryeministri grek.

Më 27 qershor u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të Himarës në mungesë të Belerit. Ai madje dërgoi një letër nga burgu ku shkruante  leja për betimin e 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat