Juristi Kreshnik Spahiu dhe se mbyllja e nismës “Open Balkan” nuk varet as nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe as nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
I ftuar në emisionin ‘Review’, ai ka kujtuar dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke ngritur dyshime se arrestimi i tij ka ndodhur për shkak të një përplasje mes SHBA-së dhe BE-së.
“Përfundimi i Ballkanit të Hapur nuk varet as nga Rama e as nga Vuçiç. “Open Balka” u krijua në një moment ku BE u tregua shumë refraktar dhe i mbylli dyert BP. Ishte një lloj presioni. Ky presion ndodhi sepse në atë moment SHBA nga Europa kishin dy momente të veçanta për Ballkanin dhe për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Republikanët dhe qeveria e Trump kishin një agjent tjetër që kishte shkuar në një përplasje diplomatike me europianët. Arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi ndodhi 20 minuta para se ai të nisej drejt SHBA për të firmosur një marrëveshje që nuk përkonte me agjendën e Brukselit. Gjykata e Hagës që financohet nga BE ka marrë vendimin për arrestimin e krerëve pro-amerikanë të një agjende amerikane në atë periudhë”- tha ai.