Fundi i ‘Open Ballkan’/ Avokati zbardh prapaskenat: Ramës i është bërë presion

Shqipëria

Fundi i ‘Open Ballkan’/ Avokati zbardh prapaskenat: Ramës i është bërë presion

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 06:50
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se kreut të qeverisë Edi Rama i është bërë presion që të përfundojë nismën “Open Balkan”.

Në një intervistë për emisionin “Review”, ai tha se Rama është i detyruar të shkojë e të kërkojë votëbesim në parlament sepse ndryshe do i sillte Shqipërisë një dëm shumë të madh.

“Në një rast si ky që ti dështove, ti tani u tërhoqe. Cila është arsyeja pse Rama u tërhoq do të dali. Presion do të jetë. Është kryeministër duhet të dalë në parlament.

Rama është i detyruar të shkojë të kërkojë votëbesim në parlament, sepse do i sillte Shqipërisë një dem të jashtëzakonshëm”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat