Avokati Spartak Ngjela është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama duhet të ik urgjentisht nga politik.
I ftuar në emisionin “Review”, ai theksoi se Rama mban Sali Berishën dhe anasjelltas ndërsa nënvizoi se kryeministri duhet të kërkojë votëbesim në parlament.
Sipas tij tashmë është vetëm fillimi i krizës ndërsa foli për përfundimin e “Ballkanit të Hapur’.
“Rama duhet të ik urgjentisht nga politika nëse është i zgjuar sepse nuk ka mundësi që Saliu të kthehet në pushtet. Rama mban Saliun dhe Saliu këtë, kjo është e gjithë historia. Kriza i shkatërroi. Është në gjendje Rama të suportoj këtë krizë, jo. Të dorëzohet dhe të shkojë në parlament dhe të bëjë votëbesim. Jemi akoma në pikën A të krizës , ke një pikë B dhe një pikë C. Në pikën B ky do heshtë”- tha ai.