Megaoperacioni “Rrjeti” në Elbasan, dalin sot para Gjykatës 45 të arrestuarit

Shqipëria

Megaoperacioni “Rrjeti” në Elbasan, dalin sot para Gjykatës 45 të arrestuarit

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 08:40
Droga e kapur nga policia

Sot në Gjykatën e Elbasanit nga ora 08:00-16:00 do zhvillohet seanca gjyqësore e vlerësimit të arrestit për të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Rrjeti” të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd, gjatë të cilit u shkatërrua plotësisht një grup kriminal dhe pjesërisht tre të tjerë.

Gjatë këtij megaoperacioni nga 52 urdhër arrestet u ekzekutuan 45 dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim.

Dje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 5 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerë.

Ndërsa 5 nga 7 të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat