Vit pas viti, Shqipëria po bëhet pjesë e turzimit të eventeve. Tirana këtë vit ka një kalendar koncertesh, me emra të njohur këngëtarësh, kalendarë i cili i jep një hov më shumë turizmit në vend.
Turizmi i eventeve, siç janë koncertet apo festivalet është një nëndegë e turzimit që qarkullon miliona, ndaj dhe evente tilla janë lajmi që i duhet Shqiprisë, thotë Rezart Cenaj, kryebashkiak i natës në Tiranë.
“Janë miliona lekë që qarkullojën evente tilla. Në koncertin e Rita Orës ishin pjesmarrës 200 mijë perosna. Imagjinoni që minimumi për shpenzim i secilit prej tyre është 10 euro, pa përfshirë qytetarët që vijnë nga rrethet apo ato jashtë kufijeve. Ndaj organizimi i eventeve të tilla janë vendimi i duhur për vendin dhe veçanërisht për Tiranën”, thotë Cenaj në emisionin E-ZONE në Vizion Plus.
Përfitimet afatshkurtra të eventeve të tilla lidhen me baret, restorantet, hotelet apo taksitë të cilët rrisin qarkullimin. Ndërsa në afatgjatë evente të tilla i shërbejnë promovimit të Shqipërisë turistike.