Berisha: Vazhdon dhunimi i të drejtave të opozitës

Shqipëria

Berisha: Vazhdon dhunimi i të drejtave të opozitës

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 10:16
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se vazhdon dhunimi i opozitës duke shtuar se të drejtat elementare të deputetëve nuk zbatohen.

Në një dalje për mediat, Berisha theksoi se Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Edi Ramës e hodhi poshtë ligjin për lustracionit që është dorëzuar para 6 muajsh nga opozita .

“Vazhdon dhunimi i të drejtave të opozitës në parlament, dhe nismat tona të cilat në çdo parlament të botës detyrimisht, do të ndiqnin rregullat parlamentare bllokohen pa asnjë arsye ligjore, por kryekëput politike për të mohuar të drejtat më elementare të deputetit dhe opozitës në parlament.

Siç e dini janë një seri nismash të grupitotnë parlamentar, të cilat kanë muaj e muaj që mbahen në sirtaret e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, në mënyrën më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë.

Prej mbi 6 muaj ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit. Ky ligj është ligji i cili, jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, detyra e atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ky ligj është aplikuar plotësisht në vitit 1996. Në vitin 1997 ligji nuk është hedhur poshtë, por është hedhur poshtë lustracioni si komponent i ligjit, dhe vzhdoi për një kohë si i tillë. Në vitin 2008, ne përsëri rikthyem në parlament ligjin e lustracionit.

Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Edi Ramës e hodhi poshtë ligjin, në mënyrë plotësisht antikushtetuese, pasi të njëjtin ligj Gjykata Kushtetuese nëvitin 1996 e kishte shpallur të vlefshëm, kushtetues. Por ligjet e mëvonshme këtë ligje lënë plotësisht kushtetues, sepse në ndryshimet kushtetuese që u bënë lustracioni, apo largimi nga sistemi i drejtësisë i ish-nashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit u stipulua, u sanksionua në Kushtetutë. Kështu që tani, ligji i lustracionit ka një bazë solide të padiskutueshme.”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat