Sezoni turistik në Shqipëri duket se ka nisur me një fluks të shtuar turistët dhe pse ka një rritje çmimesh.
Operatorët turistikë në Durrës shprehen se bregdeti mbetet i preferuar për turistët, ku së fundmi sipas tyre vihet re një rritje e numrit të të huajve që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri.
Ndër të tjera ato shprehen se krahasuar me një vit më parë çmimet kanë pësuar një rritje prej 15 %.
“Sezoni veror këtë vit është shumë i mire dhe rezervimet kanë vijuar që në maj dhe ka një zgjatje deri në mes të shtatorit. Turistët janë nga vendet skandinave dhe nga e gjithë bota, çmimet kanë pasur një rritje me 15%”, ka thënë një operator turistik.
Nga ana tjetër turistët e huaja shprehen se kanë zgjedhur Durrësin për të bërë pusghime, pasi çmimet janë të lira dhe njerëzit janë miqësor.
Durrësi është i bukur pasi donim që të zbulonin diçka të re”, është shprehur një turiste.
Një tjetër thekson se kjo është hera e parë që vjen në Durrës, dhe çmimet sipas turistes anë të lira krahasuar me vendet e tjera.