Tabaku: Uroj mirëseardhjen Clinton, po trajtohet si vizitë private

Shqipëria

Tabaku: Uroj mirëseardhjen Clinton, po trajtohet si vizitë private

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:40
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka përshëndetur ardhjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Në fjalën e saj në Kuvend ajo theksoi se Clinton ka bërë shumë për Shqipërinë dhe Kosovën duke shtuar se vizita e tij  në vendin tonë po trajtohet si  private, referuar mazhorancës.

“Pëshëndes dhe uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton. Do kish qenë e udhës të përshëndetej nga kuvendi. E para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë.

Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për Kosovën, për shqiptarët ashtu siç ka thënë; Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen . Do kish qenë normale që ky parlament t’I uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private”- tha ajo .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat