Presidenti Clinton nderohet me “Yllin e Mirënjohjes” - rrëfen ngjarjen me kamarierin shqiptar dhe ka një porosi për Kosovën

Shqipëria

Presidenti Clinton nderohet me “Yllin e Mirënjohjes” - rrëfen ngjarjen me kamarierin shqiptar dhe ka një porosi për Kosovën

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 14:59 Përditësuar në ora: 18:50 më 03.07.2023
Bill Clinton

Vizita e Bill Clinton/ Sheshi para kryeministrisë i mbushur me qytetarë, mbajnë në duar flamuj amerikanë

Sheshi para kryeministrisë është mbushur me qytetarë të cilër presin të dëgjojnë fjalimin që od të mbajë ish-presidenti i SHBA-së.

Vetëm pas minuta na ndajnë nga fjalimi i përbashkët i ish- Presidentit Bill Clinton dhe kryeministrit Edi Rama.

Clintoni në Shqipëri, s’ka të ftuar nga Kosova

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Ai në një ceremoni shtetërore do të nderohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ceremonia zyrtare do të nis nga ora 19:00, derisa në ora 19:25 presidenti Clinton do të mbajë një fjalë të rastit.

Aty po qëndron edhe gazetari i Klan Kosovës Drin Demiri.

Ai në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova tha se nuk do të ketë asnjë pjesëmarrës nga Kosova, por nuk janë ftuar as ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

E pjesëmarrës do të jetë deputeti Lulzim Basha.

“Kjo u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”, tha ai.

Pjesë për shkaqe shëndetësore nuk do të marrë as kreu aktual i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Demiri tha se ka interesim të madh të qytetarëve që po tentojnë ta përcjellin ceremoninë jashtë perimetrit të sigurisë.

Akoma po vazhdojnë edhe përgatitjet përfundimtare për ceremoninë për nder të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Një autobus i dekoruar me flamuj “Kuq e zi” dhe atë amerikan po qëndron tek oborri i kryeministrisë shqiptare.

Ambasada e SHBA: Moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar mirëseardhjen ish-shefit të shtëpisë së Bardhë, i cili për dy ditë do të qëndrojë në Shqipëri me ftesë të kryeministrit, Edi Rama. Ambasada thotë se kjo vizitë e ish-presidentit është një moment domethënës dhe që dëshmon qartësisht miqësinë e qëndrueshme të dy vendeve tona.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada.

Ish-Presidenti Bill Clinton është një figurë e shquar për popullin shqiptar, pasi ë vitin 1999 dha urdhër të bombardohet ish-Jugosllavia për krimet që kishte kryer ndaj popullsie civile të Kosovës. Kjo ndërhyrje ushtarake e NATO-s i dha fund konfliktit të armatosur dhe Kosova fitoi lirinë nga regjimi vrastar i Sllobodan Millosheviçit.

“Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës”, Begaj: Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton zbriti në tokën shqiptare vetëm pak minuta më parë, teksa do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë.

Pas zbritjes së tij, me anë të një postimi në “facebook” ka reaguar edhe presidenti, Bajram Begaj.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton” shkruan ndër të tjera ai, teksa nuk lë pa përmendur se Shqipëria dhe shqiptarët i janë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë, e në veçanti për Kosovën.

Një ceremoni e posaçme zyrtare, ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë, është planifikuar të zhvillohet për ndër të tij pasditen e të hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të nderojë Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Rreth orës 19: 25, ish Presidenti amerikan do të ketë dhe një fjalim për të pranishmit.

Postimi i Begajt:

Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!

Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën.

Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.

Ju faleminderit nga zemra!

Clinton në Tiranë, Rama publikon foton nga pritja në Rinas: Me mikun e përjetshëm të kombit shqiptar

Kryeministri Rama ndarë me ndjekësit në facebook foton nga pritja e ish presidentit amerikan Bill Clinton.

“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama.

Clinton do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.

Bill Clinton në Tiranë, kryeministria ndan pamjet e ceremonisë së pritjes në Rinas

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur mesditën e kësaj të hëne në aeroportin e Rinasit, teksa do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë.

Avioni me në bord ish-presidentin, u ul në pistën e Rinasit në orën 15:18 minuta.

Zyra pranë kryeministrisë ka ndarë pamjet ndërsa ish presidenti Clinton zbriti në tokën shqiptare ku u prit me ceremony nga kryeminsitri Rama

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat