Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza në drejtim të drejtësisë si dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Berisha tha se mazhoranca është krenare me drejtësinë, pasi sipas tij ajo drejtësi po iu mbyll dosjet.
“Ulsi, krimi elektoral i yti do të ndjekë gjithë jetën ty, se 10 herë më mirë të ishte Ymer Lala në atë vend sesa ti, të jesh i qartë është më sinqertë e ti je hipokrit. Kjo nuk është dita e drejtësisë, si mund të jetë dita e drejtësisë? Është dita e turpit. Merret dhe arrestohet Gjushi, po Erion Veliaj, a nuk është shumëfish i Gjushit? A nuk është njeriu që po taton qytetarët e Tiranë 18 euro më shumë për djegësin që nuk ekziston mbi tokë.
Veliaj që thoshte skapin e kam në dorë dhe do t’ia vërsul Dukës së futbollit? Tani me cilën drejtësi vini ju në parlament, më thoni ju mua? Ç’lidhje keni ju me drejtësinë, të gjithë jeni kontigjent për 313. Prandaj thoni rroftë drejtësia se për ju dosjet mbyllen, se për ju nuk ka dosje, nuk guxojnë”, – tha Berisha.