Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i uroi SHBA-së gëzuar 4 korrikun.
“Gëzuar 4 korrikun Amerikë. Zoti ju bekoftë!”- shkroi Rama.
Teksa mesazhin e shoqëronte nga emoyt e flamurit amerikan dhe atij kuqezi, të bashkuar nga një zemër, si dhe disa momente nga takimi i djeshëm me Presidentin e 42-të të SHBA.
Vlen të theksohet se, Bill Clinton ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, në një vizitë historike, për të cilën ai tha se ka dashur gjithon të vijë mes nesh dhe këtë vizitë sado të vonë, do ta ruaj si një thesar.