Begaj uron SHBA në ditën e pavarësisë: Mirënjohës dhe krenarë për historinë që na lidh së bashku

Shqipëria

Begaj uron SHBA në ditën e pavarësisë: Mirënjohës dhe krenarë për historinë që na lidh së bashku

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 09:20
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë. Begaj shkruan se Shqipëria është mirënjohëse ndaj SHBA, si dhe krenare për historinë që e lidh me të.

Gëzuar 4 Korrikun!

Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë”, shkruan Begaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë vitin e 247-të të pavarësisë këtë të martë. Ndërkohë në Shqipëri ndodhet presidentit i 42-të i SHBA, Bill Clinton në një vizitë zyrtare dy ditore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat