Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se serbët në Kosovë, s’mund të kenë më shumë të drejta se grekët në Shqipëri.
Ai kujtoi problemet e vazhdueshme që ka vendi ynë me shtetin fqinj.
“Ka dy probleme Shqipëria me Greqinë. E para ka ligjin e luftës, e para është akoma në luftë e deklaruar me Shqipërinë dhe nuk ka mbyllur ndarjen kufitare.
Greqia ka ende pretendim territorial në Shqipëri për ndarjen e detit. Çdo ditë i bën presion Shqipërisë për këtë çështje,” – u shpreh Spahiu.