Agresioni rus vë në rrezik SHBA, paralajmëron ish-ambasadori i Shqipërisë

Shqipëria

Agresioni rus vë në rrezik SHBA, paralajmëron ish-ambasadori i Shqipërisë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 19:35
Ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në SHBA Roland Bimo

Ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në SHBA Roland Bimo, theksoi se sfida më e madhe për SHBA-në është agresioni rus ndaj Ukrainës.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi Kina është një nga shtetet që ka përfituar më shumë nga ky rend botëror që është krijuar dhe garantuar nga SHBA.

“Politika e jashtme është një temë tjetër e madhe për SHBA, pasi sfida më e madhe është agresioni rus ndaj Ukrainës, që kanë ndryshuar të gjithë rendin e të menduarit  për rendin botëror. SHBA duhet të jetë në krye të të gjithë shteteve demokratike të botës për të korrigjuar këtë ndryshim kursi të marrëdhënieve ekonomike.

Po ashtu një problem i madh krijohet nga rritja e shpejtë dhe e madhe e Kinës që çekuilibron raportin e forcave në botë. Kina është një nga shtetet që ka përfituar nga të gjithë të tjerët nga ky rend botëror që është krijuar dhe garantuar nga SHBA”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat