Forca të shumta policie zbarkuan këtë të mërkurë në Fushë-Krujë në kuadër të një operacioni të madh antikanabis.
Kontrolle intensive u zhvilluan në Malesine e Krujës, Nikël, Bilaj dhe Derven.
Gjatë kontrollit jane gjetur e shkatërruar dhjetra parcela me kanabis. Deri tani nga operacioni që është ende duke u zhvilluar, janë shoqëruar vetëm dy persona.
Policia ka ushtruar vazhdimisht kontrolle në këtë territor për të zbuluar dhe asgjësuar bimët narkotike.