Sot vendimi për “inceneratorin e Elbasanit”/ Të pandehur Koka, Bllako dhe zyrtarë të tjerë

Shqipëria

Sot vendimi për “inceneratorin e Elbasanit”/ Të pandehur Koka, Bllako dhe zyrtarë të tjerë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Ditën e sotme në SPAK pritet të zhvillohet mbrojtja e personave të arrestuar në lidhje me ndërtimin e “inceneratorit e Elbasanit”, përfshirë Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon.

Dy të fundit kanë qenë prezent ditën e sotme në SPAK, ku do të argumentojnë pse duhet të shpallen të pafajshëm.

Ata pretendojnë se nuk kanë kryer asnjë shkelje ligji në lidhje me ndërtimin e “inceneratorin e Elbasanit” dhe i kanë kërkuar Gjykatës të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë.

Në seancën e fundit, prokurori Klodian Braho i ka kërkuar Gjykatës dënimin me 10 vite heqje lirie për ish-ministrin Koka, dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimin e tij përfundimtar me 6 vite e 8 muaj burg.

Edhe për zotin Bllako ka kërkuar dënimin me 4 vite burg dhe me aplikimin e gjykimit të shkurtuar dënimin përfundimtar me 2.8 vite heqje lirie.

Sipas SPAK, Lefter Koka në cilësinë e Ministrit të Mjedisit ka shpërdoruar detyrën, ka bërë korrupsion dhe pastrim parash, këto janë 3 akuzat e ngritur ndaj tij.

Për Alqi Bllakon rëndon akuza e Shpërdorimit të Detyrës, pasi me veprimet ose mosveprimet ka lejuar ndërtimin e “inceneratorit të Elbasanit”.

Pas dëgjimit të mbrojtjes, Prokuroria pritet që të tërhiqet për vendim, raportoi gazetari i ABC Neës, Ermal Vija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat