Deputetja e PD-së në Kuvend, Lindita Metalia ka akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor për neglizhim të tenderit për mushkonjat që tashmë ka sjellë pasoja tek pushuesit.
“Mushkonjat të nxjerrin sytë pas orën 18:00 në Lezhë, Tale dhe Kune Vain. Desinsektimi duhet të kishte nisur që në mars.
Kjo kërkon zgjidhje të menjëhershme. Personat që sjellin vonesat të marrin përgjegjësitë.
Tenderin ose nuk e bëni, ose kur e bëni ua jepni njerëzve tuaj sipas lidhjeve personale”, tha ajo.