Një aksident është regjistruar në zonën e Dukagjinit.
Mjeti tip fouristradë i drejtuar nga Gjelosh Rushaj ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë.
I plagosuri është dërguar me ndihmën e helikopterit në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë .
Rruga e Dukagjinit është ndër më problematiket në të gjithë veriun e vendit dhe mbi 50 persona kanë humbur jetën në 30 vitet e fundit.
Banorët e kësaj zone u ngritën në 2 protesta përpara bashkisë së Shkodrës por ende nuk ka asnjë reagim për nisjen e punimeve në këtë rrugë.