Gazetari, kritika ndaj kryeministrit: Kurti nuk kishte arsye të takonte Ramën

Shqipëria

Gazetari, kritika ndaj kryeministrit: Kurti nuk kishte arsye të takonte Ramën

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 07:45
Albin Kurti dhe Edi Rama

Gazetari Enton Abilekaj komentoi nisjen e turit të kreut të qeverisë Edi Rama në Ballkan, ku homologu i tij kosovar refuzoi ta takoj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se Kurti nuk kishte arsye të takonte Ramën për “Procesin e Berlinit”, ndërkohë që  Kosova është në krizë për shkak të situatës së krijuar në Veri.

“Nëse Rama shkon për procesin e  Berlinit siç ai pretendon, Kurti ka një krizë emergjente për të menaxhuar. Nuk besoj se në këtë situate duhet të flitet për një proces që do të bëhet në tetor. Ti nuk mund të procedosh as me Procesin  e Berlinit, nëse ke një cenim sigurie në Veri të Kosovës. Nëse cenohet garancia fillestare atëherë nuk ka as proces Berlini.

Kemi një kryeministër që njëherë thotë që rrezikohemi të kemi konflikt në Kosovë dhe pastaj bën sikur nuk ekziston konflikti dhe  niset për Procesin e Berlinit. Kështu që ata nuk kanë se çfarë po flasin për këtë proces. Nëse Rama do të shkonte si kryeministër i Shqipërisë dhe jo si negociator, do pritej nga Kurti. Për më tepër që anulimi i mbledhjes së dy qeverive ishte shumë e rëndë. Këto janë arsyet që Kurti se takoi Ramën, aq më tepër Rama të dalë më pas si flamurtar në Ballkan”- tha Abilekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat