Begaj pritet nga presidenti i Azerbajxhanit: Bashkëpunimi mes dy vendeve, më i fortë se kurrë

Shqipëria

Begaj pritet nga presidenti i Azerbajxhanit: Bashkëpunimi mes dy vendeve, më i fortë se kurrë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:36
Bajram Begaj dhe Ilham Aliyev

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë shtetërore, ku është pritur nga homologu Ilham Aliyev.

Begaj ka ndarë disa foto nga ceremonia e pritjes ndërsa shkruan se ndërsa dy vendet festojnë 30 vite marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi është më i fortë.

“Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore!

Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!”, ka shkruar presidenti Begaj krahas fotove të publikuara në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat