Kryeministri Edi Rama është pyetur disa herë në Podgoricë pas takimit me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq për Ballkanin e Hapur.
Aty ka thënë se kjo nismë nuk është kompani e tij private që ai ta hapë apo mbyllë.
Rama ka theksuar se ai e ka dhënë vetëm një opinion të tij kur ka thënë se Ballkani i Hapur e ka mbyllur misionin e tij.
Kur gazetaret kanë insistuar të pyesin më shumë, Rama ka thënë ‘može’ (mundeni), duke shtuar se për shkak të Ballkanit të Hapur “kam mësuar disa fjalë nga gjuha e juaj e çuditshme”.