Policia përgënjeshtroi lajmet se kompjuterët e MEK i shkuan Iranit, reagon Berisha dhe i bën thirrje OKB-së

Shqipëria

Policia përgënjeshtroi lajmet se kompjuterët e MEK i shkuan Iranit, reagon Berisha dhe i bën thirrje OKB-së

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 21:02
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së policisë, ku përgënjeshtronte lajmet se kompjuterët e sekuestruara në Manzë në kampin Ashraf i janë dorëzuar Iranit.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Berisha i ka bërë thirrje OKB që të hetojë bashkëpunimin e Tiranës zyrtare me Teheranin.

Berisha shprehet ndër të tjera se “në komunikatën e saj Policia e Shtetit në asnjë fjalë dhe në asnjë rresht nuk guxon t’i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit tronditës, por ju referohet rrjeteve sociale dhe mediave të cilat kanë publikuar, transmetuar lajmin”.

Berisha shton se “në këtë mënyrë qeveria e Edi Ramës i shmanget ballafaqimit me burimin zyrtar publik të lajmit, shmangie kjo e qëllimshme”.

Postimi i plotë

Një përgënjeshtrim që më shumë akuzon!

Ditën e henë, me datë 3 korrik, Drejtuesi i Këshillit të Informacionit të Qeverisë së Iranit, Sepehr Khalaji në një komunikatë në emër të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike të Iranit, deklaron se pjesë nga 232 kompjuter të konfiskuar nga Policia Shqiptare, me datë 20 qershor, në kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit në Manëz, gjënden në Teheran, në duart e organeve kompetente zyrtare të sigurisë Iraniane. Nga dita e hënë deri dje, ditën e enjte pasdite, autoritetet shqiptare heshtën si fija barit ndaj këtij lajmi që u përhap me shpejtësi në mbarë botën i cili në rast se është i vërtetë dëshmon:

-Së pari një akt vasaliteti të plotë të regjimit të Tiranës ndaj regjimit të Ajetollohëve, një regjimi barabar që vetëm vitin e fundit ka ekzekutuar mbi 300 dhe ka arrestuar me mijëra e mijëra të reja dhe të rinj iranian, luftëtar lirije për protetstat e tyre kundër diktaturës teokratike në Iran.

-Së dyti përbën një akt madhor tradhëtie të regjimit të narkoshtetit shqiptar ndaj aëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, luftëtarëve të lirisë, të strehuar në Shqipëri.

Ky lajm po të provohet i vërtetë është dorëzimi i të dhënave, lidhjeve familjare dhe bashkëpunëtorëve të Frontit të Rezistencës së Iranit në duart e Policisë Sekrete të Iranit me pasojë zbulimin, arrestimin, burgosjen dhe ekzekutimin e mijëra e mijëra familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, gjë që do mbetej në histori si një akt pabesie ekstreme e damkë e zezë për kombin shqiptar që ka si virtut kryesor besën.

Duke parë heshtjen e plotë disa ditore të autoriteteve shqiptare ndaj ketij lajmi të tmerreshëm, me të cilën ato në një farë mënyre, me këtë heshtje pranonin si fakt të kryer deklaratën e zëdhënësit të qeverisë iraniane, ditën e enjte në ora 14:00, Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi para mediave se në rast se ky akt është i vërtetë, qeveria e Edi Ramës ka kryer akt të pashembullt tradhëtie të lartë me pasoja shumë te rënda për Frontin e Rezistencës Iraniane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat