4 muaj burg për vjedhje viçash, Gjykata e Tiranës dënon 3 të rinjtë

Shqipëria

4 muaj burg për vjedhje viçash, Gjykata e Tiranës dënon 3 të rinjtë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Tre të rinj, 26, 22 dhe 20 vjeç janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e 2 viçave.

Ata u shpallën fajtorë për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim pasi tetorin e vitit të kaluar vodhën dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Gjatë zbardhjes së ngjarjes nga forcat e komisariatit nr. 5 u arrestuan si pjesë  e grupit edhe dy të mitur, për të cilët është pushuar hetimi për shkak të moshës sw mitur, 16-vjeçare.

Ajo që çuditi hetuesit ishte fakti se një prej viçave të vjedhur ishte fshehur në ballkonin e katit të katërt të një pallati në Kamëz.

3 të rinjtë e penduar për veprën penale, u dënuan me nga 4 muaj burg secili me gjykim të shkurtuar. Prokuroria kishte kërkuar për ta dënimin me nga 6 muaj ndërsa gjykata vendosi pezullimin e burgimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 1 vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat