Dhuna në Borizanë/ Policia e Shtetit: Do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit Krujë

Shqipëria

Dhuna në Borizanë/ Policia e Shtetit: Do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit Krujë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 15:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhuna barbare me protagonistë fisin Rraja në Borizanë, duket se do të sjellë ndryshime në policinë e Krujës.

Paralajmërimi vjen nga Policia e shtetit, përmes komunikatës për shtyp, ku njoftoi arrestimin e 4 personave të tjerë lidhur me ngjarjen.

“Gjithashtu në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati.” thuhet në deklaratën e policisë.

Po gjatë kësaj të shtune ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi një takim, i cili zgjati për rreth 5 orë në zyrën e kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat