Një tjetër pushues rrezikon të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Ngjarja pak minuta më parë në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Burime bëjnë me dije se ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.
Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin.
Vajza sërish nga Kosova është në gjendje të mirë shëndetësore.