Gazetari Artan Hoxha ka reaguar mbi ngjarjen e Krujës, ku dy persona u dhunuan barbarisht nga fisi i deputetit, tashmë të dorëhequr, Rrahman Rraja.
Gazetari bën një krahasim me situatën te filmi “Njeriu me Top”, ku paralajmëron 'hakmarrje'.
“Babai i komunizmit, Karl Marks thoshte: “Historia përsëritet dy herë, herën e parë si tragjedi, herën e dytë si komedi”…
Ndërsa tek ne ndryshon puna. Ne e përsërisim historinë, gjithmonë njëlloj…
Pas hakmarrjes së Mere Fizit, presim kundërpërgjigjen nga “topi i Mato Grudës”…”, shkruan gazetari.