Një konflikt për një gurore në Borizanë ka degraduar deri në përdorimin e shkopinjëve mes disa personave të fisit Maja e Rraja në Fushë-Krujë.
Euronews Albania ka siguruar telefonatën e Jashar Majës me Fredi Rraja, dy fise të cilat u përfshinë në një sherr masiv dy ditë më parë për guroren.
Në përgjim duket se dy fiset janë konfliktuar dhe verbalisht, ku nuk kanë munguar presionet nga Fredi Rraja.
Maja i ka kërkuar që të punojnë më me avash ndërkohë Rraja i është përgjigjur që dëmeve të shkaktuara do u përgjigjet por ama gurores mos t’i afrohen më.
Ajo që vihet re është se në momentin që është zhvilluar biseda, Rraja ka qenë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Pjesë nga biseda:
Jashari: O Fredi, Jashari jam, si kalove? Vallahi tani ka shkuar puna ku nuk mban më
Fredi: O Jashar a të flas pak…
Jashari: Dëgjo Fredi, policia tani është këtu në vendngjarje, denoncimin e kanë çuar pa ditur gjë ne, e kanë çuar ca të tjerë, tani nuk të duron kush. Hajde shihe, hy gishti në mur
Fredi: Në rregull, çfarë dëmi të ju kem bërë, do të sjellë ekspertizën.
Jashari: Jemi 70 burra këtu, pse nuk vjen për të na dhënë përgjigje
Fredi: Jam në Tiranë, jam në drejtori të policisë. Do ju përgjigjem çfarë dëmi të ju kem bërë, me më ardhur dhe njëherë në gurore, ke për të më njohur…
Jashari: Bilbil Maja të njeh shumë mirë se kush je, dhe unë të njoh shumë mirë se kush je.
Fredi: Të thashë të përgjigjem
Jashari: Po të flasë në mënyrë njerëzore, Bilbilin e njoh unë.
Fredi: Nuk afroheni më në gurore time
Jashari: Jam në guroren time, se jam në shtëpi time, në oborr tim
Fredi: Ti nuk afrohesh më në gurore.
Jashari: E provojmë kush afrohet.
Fredi: Nuk ke për ta parë me guroren ti dhe asnjë, ama të përgjigjem.
Jashari: Hajde pra shihe që nesër në mëngjes shtëpinë time.
Fredi: E shoh unë shtëpinë tënde
Jashari: Pse nuk vini, pse nuk sjellë cubin këtu. Tur Bushin a kush është ai
Fredi: Nuk ka lidhje ai, jemi ne.
Jashari: Hajt.