Tragjedia e familjes Rushaj! Humbi jetën pasi ra në humnerë, në nëntor ndërroi jetë i vëllai dhe nipi pasi i përpiu rrjedha e lumit

Shqipëria

Tragjedia e familjes Rushaj! Humbi jetën pasi ra në humnerë, në nëntor ndërroi jetë i vëllai dhe nipi pasi i përpiu rrjedha e lumit

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 09:27
Gjelosh Rushaj-viktima

Famija Rushaj humbi një tjetër anëtar të familjes, Gjelosh Rushaj, pas tre ditësh luftë me jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Kjo pasi kamionçina e tij ra në humnerë në Dukagjin, teksa po kthehej drejt Shkodrës.

Në po të njëjtën mënyrë viktima humbi katër anëtarë të familjes së tij në vitin 2000 po në rrugën e Dukagjinit, ata humbën jetën pasi përfunduan në humnerë.

Ngjarja më e fundit i përket nëntorit të vitit të kaluar, ku Gjelosh Rushaj humbi vëllain dhe nipin e mitur.

Pjetër Rrushaj dhe i biri Jason Rrushaj humbën jetën pasi makina me të cilën lëviznin u përpin nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.

Në momentin e ngjarjes në makinë ka qenë edhe vajza, por ka arritur të shpëtojë falë ndihmës se banorëve, ndërsa babai i saj dhe vëllai nuk arritën të shpëtonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat