Tre qytetarë të Tiranës do të procedohen penalisht pasi gjatë një konflikti të ndodhur në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në Tiranë kanë goditur me grushte një 31 vjeçar me inicialet A.D. i cili është punonjës policie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie).
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””,-thuhet në njoftimin e policisë.