Sulmi barbar në Fushë-Krujë, jepet vendimi për 4 të arrestuarit

Shqipëria

Sulmi barbar në Fushë-Krujë, jepet vendimi për 4 të arrestuarit

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 12:06
Pamje nga seanca

Është dhënë vendimi për katër të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja, për të cilët është dhënë masa ‘Arrest me Burg’.

Ndërsa për pronarin e lokalit, Kurtis Berdaku është dhënë masa ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallzim krimi.

Katërshja në bashkëpunim me shumë persona të tjerë, rrahën me shkopa dhe tytë pistolete Jashar dhe Bilbil Majën, të cilët u ankuan pas banesat e tyre ishin të rrezikuara nga gurorja në pronësi të Rrajave.

Sakaq, autoritetet kanë vendosur të bllokojnë aktivitetin e subjektit të gurores “Delia Group”, në pronësi në Përparim Rrajës.

Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat