Tregu i pronave i bllokuar, ulni tatimin 15%

Shqipëria

Tregu i pronave i bllokuar, ulni tatimin 15%

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 21:04
Ilda Zaloshnja

Që reforma e pasurisë të ketë sukses duhet që ajo të shoqërohet edhe me rishikimin e tatimit mbi fitimin.

Norma 15% që zbatohet në shit-blerjen e pronave ka bllokuar tregun.

Agjentet imobiliarë thonë se bashkë me çmimet e referencës duhet të rishikohet dhe kjo taksë.

“Kjo reformë nuk do të ketë efekt në zhbllokimin e tregut, në rast se nuk shoqërohet me rishikim të tatim fitimit 15%. Maksimumi efekti I saj do të jetë vetëm mbledhja e disa parave më shumë në buxhetin e shtetit. Ne sot që flasim e kemi thuajse të bllokuar tregun pas nuk shet njëri për të paguar 15% të vlerës si taksë. Tregu funksionoin në normalitet të plotë vetëm kur ka fushata rivlersimi të pronës me tatim të reduktuar.  Sa mbyllet fushta, transaksionet janë si të prera me thikë, reduktohen ndjeshëm”,–sqaroi Ilda Zaloshnja agjente imobiliare e ftuar në emisioni E-ZONE, në Vizion Plus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat