Temperaturat e larta, Bashkia u vjen në ndihmë qytetarëve, vendos stacione freskie

Shqipëria

Temperaturat e larta, Bashkia u vjen në ndihmë qytetarëve, vendos stacione freskie

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 10:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Në këto temperatura të larta, Bashkia e Tiranës ju ka ardhur në ndihmë qytetarëve të saj.

Në rrugët kryesore të kryeqytetit janë vendosur stacione freskie që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë lëvizjen qytetarëve.

“Tirana Cooling Station. Vendndalimi i freskisë për qytetarët në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.

Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat