Aksident i rëndë te Kthesa e Patosit, autoboti me gaz zë poshtë makinën

Shqipëria

Aksident i rëndë te Kthesa e Patosit, autoboti me gaz zë poshtë makinën

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Patosit” një autobot gazi është përplasur me një automjet tip “Toyota”

Nga përplasja e fortë automjeti është dëmtuar pothuajse totalisht ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime bejne me dije ser  makina është zënë poshtë autobotit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor ndërkohë që trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar prej më shumë se 30 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat